Sherbimet - Green Recycling

Sherbimet

MBLEDHJE MBETJESH


Jo vetëm që jemi plotësisht të licencuar për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve jo të rrezikshme, por gjithashtu ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh për mbledhjen dhe riciklimin e mbeturinave të përshtatura për bizneset e të gjitha madhësive. Shërbimet tona për menaxhimin e mbetjeve janë fleksibël, të besueshme, dhe në përputhje me legjislacionin përkatës. Mbledhjet bëhen nga një ekip profesional sipas një orari të miratuar dhe projektuar sipas nevojave të klientëve tanë.

Ne mbledhim shumë lloje mbetjesh ku përfshihet kartoni, letra, plastika, qelqi, mbeturinat e pajisjeve elektrike & elektronike, metal dhe vaj gatimi të përdorur.

MBLEDHJA E MBETURIANVE JO TE RICIKLUESHME


Ne gjithashtu mbledhim mbeturina, organika, mbeturina ndertimesh dhe mbetje jo të riciklueshme për deponim në deponitë e autorizuara. Ne ofrojmë shërbime të përshtatshme dhe me kosto efektive për bizneset dhe ndërtesat rezidenciale. Ne gjithashtu mund të marrim me qira një gamë të gjerë kontejnerësh të mbeturinave të formuar nga 240- litër kapacitet deri në 40 m3 kontenierë oborr.

PASTRIM MAGAZINASH


Menaxhimi i mbetjeve të biznesit tuaj mund të jetë një detyrë e zellshme dhe e lodhshme. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu për të ndihmuar. Nëse ju dëshironi të hiqni sende të padëshiruara nga hapësirat tuaja, kërkoni për shërbimet tona.

Ne trajtojmë të gjithë punën, menaxhimin, ngarkimin dhe transportin. Ne gjithashtu mund të transportojmë në një vënd tjetër artikujt e hequr nga hapësirat tuaja. Të gjithe artikujt e hequr riciklohen asgjesohen apo dhurohen ashtu sic duhet.

SHKATERRIM I SIGURT


Konfidencialiteti dhe nevoja për të mbrojtur identitetin e dikujt e bën shkaterrimin e dokumenteve një prioritet dhe një domosdoshmëri për të gjitha bizneset.

Perdorimi i një shërbimi të jashtëm e zhvendos përgjegjësinë nga kompania juaj tek një kompani tjetër dhe kjo i lejon punonjesit tuaj të merren me gjëra më produktive. Ne ofrojmë sherbime me cilesi të larte per shkatërrimin e dokumenteve që ndjekin dhe dokumentojnë cdo fazë të procesit.

Ju mund të merrni pjesë personalisht në procesin e shkatërrimit të dokumenteve ose ta shikoni atë nga kompjuteri i zyrës tuaj.

Pasi dokumentet janë copëtuar, ne ju sigurojmë një Certifikatë Shkatërrimi dhe nje Certifikatë Riciklimi si provë që ka ndodhur shkatërrimi dhe dergojmë të gjitha letrat e copëtuara për riciklim në një mënyrë miqësore për mjedisin.

SHKATERRIM PRODUKTI


Produktet që nuk arrijnë të përmbushin standardet ose rregulloret e kompanisë përbëjnë një kërcënim për markën apo reputacionin tuaj nëse nuk përpunohen në një mënyrë të sigurt dhe të dokumentuar.

Ne ju ndihmojmë për të shkatërruar produktet që janë të gabuara, të falsifikuara ose të skaduara apo thjesht paraqesin kompaninë tuaj ndryshe.

Ne ofrojmë shërbime të shkatërrimit te produkteve që i bëjnë materialet të papërdorshme dhe të pazëvendësueshme. Mallrat/produktet tuaja grimcohen apo copëtohen në mënyrë që mos të dalin perseri në sipërfaqe të ndonjë marketi. Ne gjithashtu sigurojnë dokumentacion të plotë për t'ju ndihmuar ju të kënaqni nevojat e rregullatorëve dhe palëve të interesuara. Klientët tanë mund të dëshmojnë procesin e shkaterrimit në fabrikën tonë.